Fakti që në panelin ku është diskutuar për të ardhmen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në Forumin e Sigurisë që po mbahet në Beograd, kanë qenë të pranishëm dy k" />

3 me 2 – Gjuriq e konsideron arritje faktin se gjendet në një panel ku flitet për Kosovën si shtet i pavarur

3 me 2 – Gjuriq e konsideron arritje faktin se gjendet në një panel ku flitet për Kosovën si shtet i pavarur

Fakti që në panelin ku është diskutuar për të ardhmen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në Forumin e Sigurisë që po mbahet në Beograd, kanë qenë të pranishëm dy kosovarë dhe një zyrtare e lartë e qeverisë gjermane që mbështetë Pavarësinë e Kosovës, për kryetarin e Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq është një arritje e madhe për Serbinë.

Gjuriq e ka nisur prezantimin e tij në këtë panel duke kompliemntuar organizatorët e këtij Forumi për atë që ai e quajti një arritje dhe përparim të qëndrimit serb për Kosovën, raporton Insajderi.

Pjesë e këtij paneli që sapo ka përfunduar kanë qenë deputeti kosovar Ilir Deda, analisti kosovar Agon Maliqi dhe Sabine Stöhr, Shefe e Divizionit për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme në Gjermani, të cilët haptas kanë folur për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Dy panelistët e tjerë që e quajnë “e ashtuquajtura Kosovë e pavarur” kanë qenë nënkryetarja e Kuvendit të Serbisë, Gordana Comic dhe Marko Gjuriq.

E kjo sipas Gjuriq flet për një përparim të Serbisë karshi qëndrimit për Kosovën.

“Fakti që në këtë panel, midis Beogradi janë tre panelistë kundër dyve që ndajnë qëndrime krejtësisht të kundërta është një arritje e madhe. Besoj se është për t’u vlerësuar fakti se në këtë panel më shumë ka njerëz që mendojnë atë që e mendon Beogradi zyrtar”, ka thënë Gjuriq, raporton Insajderi.

Në Forumin për Siguri që po mbahet në Beograd e ku është i pranishëm edhe Insajderi, të enjtën punët i ka hapur presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe homologu i tij austriak, teksa në shumë panele të organizuara gjatë 17-18 dhe 19 tetorit do të flasin shumë politikanë e ekspertë rajonal e evropian të sigurisë./Insajderi.com