3 të vdekur dhe 42 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

3 të vdekur dhe 42 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2707 testime nga të cilat 42 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shëruar 1011 persona, ndërsa kanë ndërruar jetë 3 persona të prekur me COVID-19.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 88 pacientë, 8 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 9 raste në Tiranë, 4 raste në Devoll, Pogradec, 3 raste në Korccë, Lushnje, 2 raste në Shkodër, Durrës, Vlorë, Gramsh, Skrapar, 1 rast në Fier, Elbasan, Kukës, Kavajë, Mirditë, Berat, Gjirokastër, Tepelenë, Memaliaj.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1011 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 120.072 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 88 pacientë, 8 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 3 qytetarë: 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Berati, të moshave 65-80 vjeç.

Që nga shpërthimi i epidemisë me Coronavirus në Shqipëri janë regjistruar 131.845 raste pozitive, prej tyre 120.072 janë shëruar, 9.350 janë raste aktive, ndërsa jetën e kanë humbur 2.423 pacientë./Insajderi.com