30 ditë paraburgim për Navalnyn

30 ditë paraburgim për Navalnyn

Gjykata ruse ia ka caktuar masën prej 30 ditësh paraburgim liderit rus të opozitës, Alexei Navalnyt, transmeton Insajderi.

Navalnyt do të qëndrojë në burg së paku deri më 15 shkurt.

“Alexei Navalny do të mbetet në paraburgim për 30 ditë deri në 15 shkurt”, shkroi avokati politikanit Vadim Kobzev në Twitter.

Navalny ishte helmuar në gusht të vitit të kaluar dhe u dërgua në Gjermani për trajtim emergjent mjekësor. Ndërsa u rikuperua, ai tha se e ka synim të kthehet në Rusi, ku pas kthimit nga Berlini, u arrestua./Insajderi.com