30 shqiptarë mbesin në rrugë në Poloni, i bëjnë thirrje Shqipërisë që t’i ndihmojë

30 shqiptarë mbesin në rrugë në Poloni, i bëjnë thirrje Shqipërisë që t’i ndihmojë

Sali Berisha ka ndarë një video në profilin e tij në Facebook, teksa shihen një grumbull i madh shqiptarësh të cilët kërkojnë ndihmë nga Shqipëria, për t’u kthyer aty.

Personi që flet tregon se janë 30 shqiptarë, dhe kanë mbetur te stacioni i trenit në Varshavë, dhe se kompania që i mori, i nxori jashtë pa dijeninë e tyre.

Ai tha se i kanë lënë në rrugë, në mes të Polonisë, dhe se askush nuk përgjigjet, as shteti polak dhe as kompania me të cilën udhëtuan deri aty.

Ata i bëjnë thirrje shtetit shqiptar që t’i dalin në ndihmë.

Kjo klithme per ndihme vjen nga Polonia. sb

Gepostet von Sali Berisha am Sonntag, 29. März 2020