300 pacientë të cilët janë infektuar me coronavirus, po trajtohen nëpër klinikat dhe spitalet e Kosovës.
Kështu është bërë e ditur në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, sa i përket gjendjes së krijuar nga Covid-19, brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë.
Sipas njoftimit të MSH-së, totali i rasteve të hospitalizuara dhe atyre me virusin Corona, ëshë 509, ku vetëm 209 prej tyre janë persona të sëmurë pa infektim me Covid-19.
Ndërkaq, prej 300 rasteve pozitive të cilat janë shtruar për hospitalizim, 14 pacientë janë në respiratorë, 28 në trajtim me metoda joinvazive, kurse 273 të tjerë në oksigjeno terapi. /Insajderi.com/