Mbi tre mijë vaksina të Pfizer vijnë në Kosovë

Mbi tre mijë vaksina të Pfizer vijnë në Kosovë

Në Kosovë sapo ka mbërritur edhe mbi tri mijë doza të vaksinës Pfizer nga Bashkimi Evropian, njofton Insajderi.

Këto doza të vaksinës të ardhura në Kosovë janë në kuadër të kontingjentit prej 95 mijë dozave të cilat janë donacion nga BE-ja për Kosovën.

Javën e kaluar Kosova ka marrë 4 mijë e 680 doza të vaksinës Pfizer me të cilat janë vaksinuar punonjësit shëndetësorë dhe personat me sëmundje kronike.

Kosova ka filluar vaksinimin në fund të marsit me 24 mijë dozat e vaksinës AstraZeneca të cilat i mori përmes programit COVAX.

Ndërkaq nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë ditës së sotme është njoftuar se të mërkurën paradite në Kosovë do të arrijnë edhe 38.400 doza të vaksinës AstraZeneca në kuadër të aleancës COVAX./Insajderi.com