31 ankesa janë janë paraqitur deri në këtë orë nga kandidatët e subjekteve politike, njofton Insajderi.
Kështu ka bërë të ditur kryesuesi i sekretariatit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Mulë Desku.
“Apelet janë paraqitur kundër këtyre rezultateve për shkak të mospërputhjes së rezultateve: Parregullsi në plotësimin e FPR-së, gabime në FPR, parregullsi gjatë numërimit me kusht, mungesa e votave, bartja e votave në një kandidat tjetër, etj”, ka thënë ai.
Sot përfundon afati kur subjektet politike dhe kandidatët për deputetë mund të dorëzojnë ankesat e tyre në PZAP në lidhje me rezultatin përfundimtar nga zgjedhjet e 14 shkurtit.
Afati për paraqitjen e apeleve kundër rezultateve të zgjedhjeve është 24 orë që nga momenti i shpalljes së tyre, ndërsa PZAP merr vendim lidhur me to brenda 72 orëve. /Insajderi.com