31-vjeçari nga Mamusha vdes nga Coronavirusi

31-vjeçari nga Mamusha vdes nga Coronavirusi

Një 31 vjeçar është njëri ndër 11 viktimat e sotme nga Coronavirusi në Kosovë, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, derisa njoftoi për gjendjen e fundit të krijuar nga COVID-19.

Viktima më e re e shënuar gjatë ditëve të fundit është 31 vjeçari nga Mamusha.

Numri total i rasteve pozitive është 31.215 raste nga 123.976 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 860 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 469 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 18.347 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.008.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 319 raste, Gjilan 62 raste, Ferizaj 47 raste, Fushë-Kosovë 44 raste, Podujevë 33 raste, Mitrovicë 27 raste, Prizren 27 raste, Lipjan 23 raste, Pejë 18 raste, Vushtrri 14 raste, Skenderaj 11 raste, Viti 11 raste, Suharekë 10 raste, Kamenicë 9 raste, Malishevë 9 raste, Drenas 8 raste, Obiliq 7 raste, Kaçanik 6 raste, Klinë 6 raste, Gjakovë 5 raste, Rahovec 5 raste, Shtime 5 raste, Deçan 4 raste, Dragash 4 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Istog, Kllokot, Novobërdë, Zubin-Potok dhe Zveçan”, thuhet tutje në njoftim. /Insajderi.com