319 raste aktive me COVID-19

319 raste aktive me COVID-19

319 raste aktive me COVID-19 janë në Kosovë.

Kështu ka raportuar Ministria e Shëndetësisë, të mërkurën.

Po atë ditë u raportuan edhe 10 raste të reja si dhe u shëruan 5 të tjerë.

Fatmirësisht raste të vdekjes nga COVID-19 nuk kishte.

Vaksinimi anti-COVID’19

Ndërkohë procesi i vaksinimit po vazhdon – gjatë njëzetekatër orëve të fundit u raportuan edhe 3 mijë e 236 të vaksinuar tjerë.

Deri më tash rreth 768 mijë qytetarë kanë marrë të paktën një dozë vaksine.

Ndërkaq, mbi 864 mijë e kanë kryer procesin e vaksinimit me të dy dozat. /Insajderi.com