32 vjet nga vrasja e Ali Ajetit

Kanë kaluar 32 vjet që nga vrasja e Ali Ajetit në një përleshje të armatosur në Podujevë derisa ishte organizuar një demonstratë kundër regjimit serb, njofton Insajderi.

Më 30 maj të vitit 1989 në Podujevë ishte organizuar kjo demonstratë, në atë ditë kur Kosovën po e vizitonin një grup diplomatësh nga Evropa.

Pikërisht në këtë ditë, grupi i ashtuquajtur “Çeta e Llapit” doli me uniforma ushtarake nëpër rrugët e Podujevës.

Në një përleshje të armatosur vritet Ali Ajeti, ndërkaq plagosen disa tjerë.

Ali Ajeti u lind në fshatin Sfeçël të komunës së Podujevës dhe që nga viti 1984-1988 ishte në burg.

Pas daljes nga burgu Ali Ajeti dhe disa tjerë vendosën të formojnë grupin që u quajt “Çeta e Llapit”. /Insajderi.com