33 deputetë i “mbijetojnë” seancës për buxhetin – vendosin të pushojnë

33 deputetë i “mbijetojnë” seancës për buxhetin – vendosin të pushojnë

Pas gjashtë orësh diskutim rreth buxhetit të vitit të ardhshëm, në sallën e Kuvendit të Kosovës kanë mbetur pak më shumë se 30 deputetë nga 120 sa ka gjithë Kuvendi.

Teksa diskutimet po vazhdonin ende dhe kishin mbetur edhe 23 deputetë që të marrin fjalën, ishte deputeti Ahemt Isufi erdhi në përfundim me një propozim që nuk kishte të bënte me buxhetin por me ndërprerjen e seancës dhe vazhdimin e saj nesër në orën 10.

“Mungesa e kourimut në seancë dhe ka më shumë se 20 deputetë të deklaruar, propozoj që nesër të vazhdojmë”, tha Isufi teksa me këtë kërkesë u pajtua edhe Sami Kurteshi nga VV-ja.

“Edhe ashtu numrat po shihen që s’janë dhe po shoh se të gjithë deputetët janë të gatshëm me shku me pushu te shpija”, ka thënë ai.

Me të u pajtua edhe Elmi Reçica i cili nuk foli por vetëm u pajtua teksa me një “Po” u pajtua edhe NISMA./Insajderi.com