Pjesëmarrja në zgjedhje

33 mijë persona në Kosovë kanë votuar për zgjedhjet në Serbi, deri më tani

Serbët e Kosovës po marrin pjesë në zgjedhjet e përgjithshme në Serbi. Deri më tani një numër i madh i tyre ka votuar.

33 mijë persona në Kosovë kanë votuar për zgjedhjet në Serbi, deri më tani

Janë mbi 33 mijë persona nga Kosova që kanë votuar deri më tani në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, por që po mbahen edhe në disa zona të banuara me serbë në Kosovë, njofton Insajderi.

Këto shifra janë dhënë nga misioni i OSBE-së në Kosovë, që po merret me mbarëvajtjen dhe monitorimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë.

Koha raporton gjithashtu se deri në orën 14:00 kanë votuar 33,061 votues.

Zgjedhjet serbe në Kosovë po mbahen me lejen qe institucioneve të Kosovës.

Kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruar se i ka lejuar ato, meqë është praktikë e vazhdueshme kjo sa herë ka zgjedhje në Serbi.

Liderët serbë në Kosovë i kanë ftuar qytetarët të votojnë për partinë e Aleksandër Vuçiq – SNS./Insajderi.com