34 raste të reja me COVID-19 e 122 të shëruar

34 raste të reja me COVID-19 e 122 të shëruar

34 raste të reja janë raportuar me Coronavirus në Kosovë, ndërkaq 122 qytetarë janë shëruar.

Këtë bilanc ditor e ka bërë publik, Amrnd Zemaj – ministër i Shëndetësisë, njofton Insajderi.

Po ashtu Zemaj, ka përshëndetur vendimin e Maqedonisë së Veriut për hapjen e kufijve për kosovarët pa testin obligativ PCR.

Ministri, tha se këtë ia ka kumtuar homologu i tij, Ilir Hasani.

“Situata momentale epidemiologjike në vendin tonë nuk përbën rrezik dhe përshëndes vendimin e sotëm për hapjen e kufijve pa test PCR”, ka shkruar Zemaj. /Insajderi.com

Qeveria e Maqedonisë Veriore ka mirartuar propozimin e komisionit për Sëmundjet Infektive të Maqedonisë së Veriut, për…

Gepostet von Armend Zemaj am Dienstag, 6. Oktober 2020