34 vjeçari i dehur mbyt me thikë kunatin në Tiranë

34 vjeçari i dehur mbyt me thikë kunatin në Tiranë

Një 24-vjeçar me inicialet K.Sh, në gjendje të dehur ka goditur me thikë në qafë kunatin e tij, V.Z, 42 vjeç, në orët e para të vitit 2021 në Tiranë.

Si pasojë e plagëve të marra, viktima nuk ka arritur t’i bëjë ballë më gjatë atyre dhe ka ndërruar jetë në spital.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, raporton TCh, përcjellë Insajderi.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me thikë me pasojë vdekjen kunatin e tij, vihet në pranga nga sherbimet e Policisë autori i dyshuar i ngjarjes.

Rreth orës 03:45 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “5 Maji” pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta shtetasi K.Sh., 34 vjeç, në gjendje të dehur ka goditur me thikë në qafë kunatin e tij shtetasin V.Z., 42 vjeç, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë në spital.

Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Insajderi.com