36-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në burg

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun në Greqi, në burgun e Agias.

Raportohet se një i burgosur i moshës 36-vjeç është gjetur i vdekur mëngjesin e së dielës në qeli. Referuar mediave greke, i burgosuri ishte me origjinë shqiptare dhe u gjet i vetëm në qelinë e tij.

Sipas hetimeve paraprake në trupin e shqiptarit nuk janë gjetur shenja të dhunës, megjithatë pritet të bëhet autopsia për të mësuar shkakun  e vërtetë të vdekjes së 36-vjeçarit.