37 gradë temperaturat maksimale sot

37 gradë temperaturat maksimale sot

Temperaturat maksimale të mërkurën në Kosovë pritet të shkojnë në 37 gradë Celsius.

Kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Kjo nxehtës për shkak të masave të nxehta ajrore që vinë nga pjesë e Afrikës Veriore.

“ Indeksi UV do të mbetet shumë i lartë dhe preferohet zbatimi i këshillave të IKSHP, që nga ora 9-17 të mos ekspozohemi rrezeve direkte të diellit. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 35-37 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit”, ka njoftuar IHMK. /Insajderi.com