37 pacientë me Coronavirus po trajtohen në Spitalin e Pejës, gjashtë në gjendje të rëndë

37 pacientë me Coronavirus po trajtohen në Spitalin e Pejës, gjashtë në gjendje të rëndë

37 pacientë me Coronavirus janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës, gjashtë prej të cilëve janë në gjendje të rëndë dhe 26 të tjerë janë në oksigjenoterapi, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e përditshëm të këtij spitali.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë numri i të pacientë që po trajtohen me Covid-19 ka disa ditë është në rënie. Aktualisht po trajtohen 37 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 2 pacientë janë në Respirator, 26 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, njoftojnë nga spitali.

Nga personeli i spitalit aktualisht janë të infektuar 1 mjek, 4 infermierë dhe 2 punëtorë të shërbimeve Teknike.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 214 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë. /Insajderi.com