
Një aksident trafiku ka ndodhur sot pak para orës 08:00 të mëngjesit në rrugën magjistrale Zhur – Prizren, në afërsi te një pompe të benzinës në dalje të Zhurit.
E përfshirë në këtë aksident ka qenë vetura ” Golf V” e nënkryetarit të komunës së Prizrenit, Eshref Memaj dhe një kamioni të mbeturinave.
Vlen të theksohet se përveç dëmeve materiale, nuk ka pasur të lënduar. Siç shihet nga pamjet, vetura është përplasur fuqishëm në kamion, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës, e cila është duke u marrë me rastin./TVPZ/
Aksidentohet nënkryetari i komunës së Prizrenit, Eshref Memaj
AKSIDENTOHET NËNKRYETARI I KOMUNËS SË PRIZRENIT , ESHREF MEMAJ Një aksident trafiku ka ndodhur sot pak para orës 08:00 të mëngjesit në rrugën magjistrale Zhur – Prizren, në afërsi te një pompe të benzinës në dalje të Zhurit.E përfshirë në këtë aksident ka qenë vetura private " Golf V" e nënkryetarit të komunës së Prizrenit,Eshref Memaj dhe një kamion, me ç'rast, kamioni duke u kyçur në rrugën kryesore, ia kishte bllokuar rrugën veturës, ku si pasojë ka ardhur deri tek aksidenti. Vlen të theksohet se përveç dëmeve materiale, nuk ka pasur të lënduar. Siç shihet nga pamjet, vetura është përplasur fuqishëm në kamion, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës, e cila është duke u marrë me rastin.
Posted by Televizioni Prizrenit on Friday, 29 June 2018