Kanë arritur në Kosovë 38 kosovarë që ndodheshin në Slloveni. Lajmin e ka bërë me dije Ambasada e Kosovës në Slloveni.
Bashkëatëdhetarët kanë hyrë në Kosovë të shtunën.
“Në koordinim me institucionet e Republikës së Kosovës dhe me përkrahjen e institucioneve të Republikës së Sllovenisë, të shtunën kemi mundësuar kthimin në Kosovë të 38 bashkatdhetarëve që ndodheshin në Slloveni”, thuhet në njoftimin e tyre.
Sipas njoftimit, ata janë pritur nga autoritetet kompetente.