38 vjeçari që vdiq nga coronavirusi ishte sportist

Sportisti, Flamur Shasha sot ka ndërruar jetë nga coronavirusi.

38 vjeçari që vdiq nga coronavirusi ishte sportist

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Arbër Grabovci ka shprehur ngushëllime për vdekjen e sportistit, Flamur Shasha si rezultat i infektimit me coronavirus.

Sot vëllau i Flamur Shasha, Demush Shasha ka njoftuar familjen dhe miqët për vdekjen nga coronavirusi një ditë më herët kishte rrëfyer rreth problemeve shëndetësore të vëllaut të tij.

“Me pikëllim mësova lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të ish-Karateistit entuziast, sportistit kulminant, bashkëqyetarit tim, tashmë të ndjerit Flamur Shasha. Sporti kosovar, sot humbi një prej pionierëve të devotshëm e në moshë të re, ndërsa shoqëria jonë humbi edhe një betejë përballë Covidit 19! Ngushëllime familjes Shasha, miqve dhe sportit kosovar! Pushofshë në parajsë, Flamur”, ka shkruar Grabovci.

I ndjeri ishte sportist kulminant, ai tashmë ka humbur betejën me coronavirusin, virus i përhapur lehtë për të cilin institucionet shëndetësore po apelojnë për kujdes. /Insajderi.com/