39 raste pozitive me coronavirus në zonat e banuara me serbë, sot nuk do të testohen personat me simptoma

39 raste pozitive me coronavirus në zonat e banuara me serbë, sot nuk do të testohen personat me simptoma

39 raste të reja pozitive me coronavirus janë shënuar vetëm brenda 24 orëve të fundit në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë.

Siç njoftojnë mediet serbe, të dhënat tregojnë se nga 18 qershori, kur numri i infektuarve ka shënuar rritje, vetëm nëntë persona janë shëruar gjatë kësaj periudhe kohore, ndërsa katër të tjerë kanë vdekur, njofton Insajderi.com.

Tutje bëhet e ditur se 91 persona janë duke u trajtuar në spitalin e Mitrovicës së Veriut, nëntë të tjerë janë shtruar në spitalet e Serbisë, ndërsa 290 persona të tjerë po qëndrojnë në izolim.

Epidemiologu i Institutit të Shëndetit Publik të Veri të Mitrovicës, Aleksandar Antonijeviç, ka deklaruar dje se gjatë ditës së sotme nuk do të bëhen testime për personat me simptoma të Covid-19, por do të ritestohen vetëm njerëzit të cilët kanë kaluar periudhën 14-ditore që nga paraqitja e infektimit te ta.

Sipas të dhënave, deri më tani në këto vende janë regjistruar 562 pacientë me COVID-19. /Insajderi.com/