Chelsea, klubi më i urryer

Chelsea, klubi më i urryer

Chelsea e ka siguruar një titull në Premier League, atë të klubit më të  urryer të kampionatit. Ky është përfundimi i arritur nga një sondazh i “Manchester Evening News” dhe gazetat e tjera të këtij grupi ku bën pjesë edhe “Mirror”.

Në këtë sondazh morën pjesë 10 mijë tifozë britanikë të cilëve iu kërkua që të përcaktoni skuadrën më të dashur dhe atë më të urryer me formacionin londinez që mban vendin e parë në këtë klasifikim aspak të këndshëm.

Ata që kanë shfaqur më shumë këtë urrejtje ndaj Chelseat janë pikërisht tifozët e Arsenalit dhe Totenhamit, skuadra të cilat kanë marrë të njëjtën përgjigje nga ata të Chelseat, njofton Tch.

Megjithatë në vendin e dytë si skuadra më e urryer rezultoi të jetë pikërisht Manchester United për të cilin u mblodhën votat e tifozëve të Manchester City, Liverpoolit, Crystal Palace dhe West Brom.

Kundërpërgjigjja është e menjëhershme sepse pas “djajve të kuq” si skuadrat ndër më të urryera vijnë pikërisht Liverpool e Manchester City të ndjekur nga Arsenali në vendin e pestë.

Në krahun e kundërt, skuadra më pak e urryer në Premier League është Bournemouth, ndërkohë që në vendin e dytë është skuadra kampione e Anglisë, Leicester si për të konfirmuar se vetëm fitorja e trofeve nuk mjafton për të justifikuar përçmimin e tifozëve të skuadrave kundërshtare. /Insajderi.com