Të enjten, janë regjistruar edhe 193 raste me Coronavirus.
Tashmë në Kosovë numri i të infektuarve ka arritur në 10988, ndërsa prej tyre 373 persona kanë humbur betejën me Coronavirus.
Numri i pacientëve të shëruar nga Coronavirusi ka arritur në 6616 raste me 205 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit.
3999 persona janë raste aktive me COVID-19.
Në klinikat e QKUK-së janë të hospitalizuar 223 pacientë, 193 të konfirmuar pozitiv me virusin Corona, gjersa 127 janë me oksigjeno-terapi. /Insajderi.com/