Industrialistët shqiptarë kërkon të lehtësohen transporti dhe shkëmbimet tregtare Shqipëri-Kosovë

Konfederata e Industrialistëve Shqiptarë (Konfindustria) ka paraqitur një plan masash të përbashkëta për t’u ndërmarrë nga vendimmarrja politike në Shqipëri e Kosovë për përballjen me sa më efektivitet me pasojat e emergjencës së epidemisë COVID-19 dhe më afatgjate në raste të ngjashme të përsëritura.

Industrialistët shqiptarë kërkon të lehtësohen transporti dhe shkëmbimet tregtare Shqipëri-Kosovë

Shmangia e importeve nga shpenzimet buxhetore të emergjencës dhe orientimi i tyre drejt prodhuesve vendorë, lehtësimi i transportit i shkëmbimeve tregtare Shqipëri-Kosovë, si dhe sigurimi i pavarësisë ushqimore e energjetike-janë disa vlerësime të Konfindustrisë në kushtet e reja të ndryshimeve të thella të politikave globale, pasojë e luftës kundër epidemisë COVID-19 dhe me qëllim të rritjes së efektivitetit në shërbim të shëndetit të qytetarëve dhe ekonomisë kombëtare, transmeton Koha.net.

Ndaj, sipas Konfindustrisë, qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës duhet të ndërtojnë dhe zbatojnë programe dhe masa të jashtëzakonshme të përbashkëta.

“Shpenzimet buxhetore të emergjencës për mallra dhe shërbime të drejtohen në maksimumin e mundshëm te operatorët vendorë në Shqipëri dhe Kosovë, duke shmangur importet. Është tërësisht e papranueshme dalja pa arsye e valutës jashtë hapësirave kombëtare në kushtet e shtrëngimeve financiare të sotme. Veçanërisht e rëndësishme masa e mësipërme është për sektorët e bujqësisë, agroindustrisë, fermerët etj. Politika të mbylljes tregtare kanë filluar në të gjitha shtetet më të zhvilluara të botës, përfshirë edhe BE-në”, thekson Konfindustria në një deklaratë të shpërndarë të dielën.