fbpx

4 kuriozitete për gratë e antikitetit

4 kuriozitete për gratë e antikitetit

Gratë i ka shoqëruar një histori e gjatë emancipimi, ku ende sot tematika e barazisë gjinore mbetet tejmase e nxehtë. Ajo çfarë do t’ju surprizojë është fakti se në të shkuarën, krahas mungesës së lirive, gratë kanë gëzuar edhe disa të drejta, për të cilat vështirë të keni lexuar në librat e historisë.

Një grua kineze mund të braktisej nga i shoqi nëse fliste tejmase- Në Kinën e së shkuarës, gruaja nuk kishte thuajse asnjë të drejtë dhe konsiderohej si pronë e të shoqit. Martesat mundësoheshin përmes disa personave specifikë që realizonin bashkimin e dy njerëzve dhe gruaja e takonte bashkëshortin vetëm gjatë dasmës. Ndër të tjera, arsyet që justifikonin një divorc të kërkuar nga ana e burrit ishin pamundësia për të sjellë në jetë një djalë nga e shoqja, të folurit shumë, xhelozia e tepërt e të tjera.

Vajzat romake mbanin bikini- Në këtë mozaik të gjendur në Siçili mund të shihet fare lehtë se zanafilla e bikinive daton shumë më herët se ç’mund të mendoni.

Në Greqinë e lashtë, gratë kishin të drejtën e divorcit- Ndonëse në Greqinë e antikitetit gratë nuk konsideroheshin qytetare me të drejta dhe liri të plotë, nëse një grua dëshironte të ndahej nga bashkëshorti i duhej të siguronte një përfaqësues së gjinisë mashkullore, i cili do të bënte më pas një marrëveshje në emrin e saj. Ndërkohë nëse një burrë kërkonte divorcin, mjaftonte thjesht ta nxirrte të shoqen nga shtëpia e tij për ta flakur drejt e në rrugë.

Gratë indiane ishin të lira t’i zgjidhnin vetë bashkëshortët- Nëse do të ktheheshim pas në antikitet do zbulonim se gratë indiane konsideroheshin thuajse të barabarta me burrat. Ato gëzonin të drejtën ta vetëzgjidhnin njeriun me të cilin do të lidhnin kurorë si dhe kohën e përshtatshme kur do të ndodhte e gjitha kjo. Kështu, gratë indiane karakterizoheshin nga një edukim i mirë dhe e drejta për të studiuar Vedat.