4 të vdekur dhe 368 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

4 të vdekur dhe 368 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Katër persona nuk kanë arritur t’i bëjnë ballë më gjatë infektimit me Coronavirus në vend dhe si pasojë kanë ndërruar jetë, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në njoftimin e të cilëve thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar edhe 368 persona të tjerë.

Rastet e infektimit janë regjistruar nga gjithsej dy mijë e 843 mostra të marra për testim.

Në të njëjtën periudhë kohore janë shëruar edhe 241 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot ka arritur në 58 mijë e 600 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.829

Shifra totale e rasteve pozitive është 67 mijë e tetë raste dhe një mijë e 579 raste të vdekjes.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 211 raste, Gjilan 30 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Lipjan 15 raste, Ferizaj 14 raste, Pejë 12 raste, Obiliq 10 raste, Podujevë 9 raste, Gjakovë 5 raste, Graçanicë 5 raste, Suharekë 5 raste, Mitrovicë 4 raste, Shtime 4 raste, Vushtrri 4 raste, Kamenicë 3 raste, Viti 3 raste, Prizren 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Drenas, Istog, Kaçanik dhe Shtërpcë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com