40 pacientë me koronavirus të shtrirë në QKUK, 6 në gjendje me të rëndë

40 pacientë me koronavirus të shtrirë në QKUK, 6 në gjendje me të rëndë

Nga gjithsejtë 106 persona që janë infektuar me virusin COVID-19, në Klinikën Infektive të QKUK-së, janë hospitalizuar 40 pacientë, shkruan Insajderi.

Prej tyre, 34 persona janë në gjendje stavile, derisa gjashtë prej tyre janë në gjendje me të rëndë, duke u mjekuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Më poshtë gjeni detaje të dhëna nga Faik Hoti, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë:

Në Klinikën Infektive të QKUK, sot më 31 mars 2020 janë të hospitalizuar 40 pacientë me Covid 19:

  • 34 të sëmurë janë në gjendje stabile ndërsa
  • 6 prej tyre kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, deri sot ka 3 infermiere të infektuara me Covid-19, prej të cilave dy janë të pranuara në klinikë për trajtim mjekësor, ndërsa njëra është e vet-izoluar në shtëpi.

I gjithë stafi i Klinikës Infektive është i trajnuar për përdorim të masave mbrojtëse personale, mirëpo edhe përkundër kësaj, duke pasur parasysh natyrën e infeksionit Covid-19, asnjëherë nuk ka siguri një qind për qind.

(Burimi: Klinika Infektive, raporti Dr.S.N.) /Insajderi.com