Në Greqi numri i të prekurve ka shkuar në 418 dhe janë shënuar pesë viktima. Qeveria shtoi masat ekonomike këtë të mërkure duke caktuar një shumë prej 3.8 miliardë eurosh, për efektet e pandemisë ne ekonominë greke.
Edhe Turqia ka shënuar viktimën e parë me virusin kinez. Lajmi u konfirmua nga Ministri i Shëndetësisë. Pacienti ishte një burrë 89-vjeçar që ishte infektuar me COVID-19 nga punonjësi i tij. Turqia zbuloi 51 raste të reja të COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve me virusin kinez në 98.
Ndërkohe Mali i Zi pasi raportoi dy rastet e para me koronavirus ka shtuar ndjeshëm masat. Nga ora dhjetë në të gjitha zonat urbane është absolutisht e ndaluar dalja ne rrugë për persona mbi 65 vjeç dhe për ata mbi 70 vjeç në zonat rurale.