428 të infektuar me Coronavirus po trajtohen në spitalet e Kosovës

428 të infektuar me Coronavirus po trajtohen në spitalet e Kosovës

428 pacientë të cilët kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, janë duke u trajtuar në spitalet e Kosovës, njofton Insajderi.

Siç bën të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, mbi 600 pacientë është numri i përgjithshëm i personave që janë duke u trajtuar në QKUK dhe spitalet tjera të vendit.

Bazuar në raportin 24-orësh të ShSKUK’së, 17 janë në respiratorë, 33 me CPAP dhe 355 të tjerë me oksigjenoterapi.

Ndërkaq, edhe 225 raste të reja dhe 13 vdekje nga Coronavirusi janë regjistruar brenda 24 orëve të fundit në vend.

Me këtë shifër, numri i rasteve të konfirmuara që nga fillimi i pandemisë ka arritur në nëntë mijë e 274, me gjithsej 269 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese. /Insajderi.com/