
Ka shkuar në 43 numri i viktimave nga COVID-19 në Shqipëri ditën e sotme (20 qershor) ku një 70 vjeçare nga Durrësi ndërroi jetë, shkruajnë mediat në Shqipëri, njofton Insajderi.
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri u shënuan 53 raste të reja nga 320 teste të marra.
Aktualisht në infektivë po marrin shërbim 63 pacientë, shtatë prej tyre janë në terapi intensive ndërsa dy janë të intubuar.
Të infektuar dhe raste te reja – Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 320 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 53 raste pozitive, kryesisht raste të reja si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.
Lajmi i mirë është se 24 orët e fundit janë shëruar 12 qytetarë, duke e çuar në 1126 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë./Insajderi.com