
Parlamenti studentor i është përgjigjur pozitivisht protestës së organizuar nga Vetëvendosje.
Përfaqësuesit e studentëve të Universitetit të Prishtinës ftojnë studentët që të marrin pjesë në protestën me moton “Një popull s’i dorëzohet një njeriu”, e organizuar për të shtunën më 29 qershor.
“Thirrjes për protestën e 29 shtatorit që na vije nga shumë artistë, profesorë, pjesëtarë të shoqërisë civile, politikanë e aktivistë politikë, organizata rinore dhe mërgata e Kosovës do ti përgjigjemi edhe ne”, thuhet në njoftimin për media.Sipas njoftimit përfaqësuesit e studentëve thonë se protestës që sipas tyre është në kundërshtim të apetiteve të hegjemonisë së Serbisë sërish ndaj tokave dhe popullit do t`i përgjigjen paqësisht me rezistencë.
“Ne nuk qëndrojmë indiferent. Do të vazhdojmë në rrugën e të gjithë atyre brezave studentorë, që para nesh, u angazhuan për një shoqëri të lirë e demokratike”.
“Ne iu bëjmë thirrje të gjithë studentëve që të mos zmbrapsen nga ëndrrat e të gjithë atyre pararendësve tanë që për dekada të tëra u zgjuan kundrejt regjimeve. Të ngrihen sërish në mënyrë që sa më lartë të arrihen ato përpjekje”, thuhet në njoftim.