44 vjet në burg për një krim që nuk e ka bërë – lirohet Ronnie Long

44 vjet në burg për një krim që nuk e ka bërë – lirohet Ronnie Long

Një burrë me ngjyrë është liruar nga burgu i Karolinës Veriore të enjten pasi kishte vuajtur 44 vjet heqje lirie për një krim që nuk e kishte kryer, shkruan CNN, njofton Insajderi.

Ronnie Long doli nga burgu i veshur me kostum, kravatë të kuqe dhe një kapele.

Ai përshëndeti turmën e mbledhur, i përqafoi të afërmit dhe më pas iu drejtua mediave.

“Ishte një rrugë e gjatë”, pohoi Long, “por tash mori fund, mori fund tash”.

Ai ka falënderuar të afërmit dhe avokatët për vazhdimin e betejës së gjatë legale.

Long, 64 vjeçar, ishte akuzuar se kishte dhunuar një grua të bardhë.

Një juri, krejtësisht e përbërë nga persona të bardhë, e gjeti atë fajtor për sulm dhe dhunim në vitin 1976 dhe e dënoi me burgim të përjetshëm.

Dënimi tij u anulua të enjten, pasi shteti i Karolinës Veriore dorëzoi një kërkesë ku kërkonte anulimin e dënimit.

Nga rishqyrtimi i rastit doli që në dëshmitë e mbledhura nuk kishte shenja të gishtërinjve që i përkisnin Long-ut.