Agron Elezi në gjysmëfinale të garës “Creative Composers 2018”

Agron Elezi në gjysmëfinale të garës “Creative Composers 2018”

“Ikja e Vashës Kosovare” dhe “1468” janë këngët e  kompozuara prej Agron Elezit të cilat janë ekzekutuar live para jurisë së festivalit “Creative Composers 2018. Festivali në fjalë oragnizohet prej shtetit të Italisë dhe Spanjës.

Kompozimi “Ikja e Vashës Kosovare”, luhet prej 83 instrumenteve si dhe e veçantë e saj është sepse luhet me harfë kromatike, një kombinim i rrallë.

Në kategorinë e njëjtë janë edhe gjysmëfinalistë të tjerë si Gabriele Saro, Lorenzo Rota, Salvatore Testa dhe Riccardo Bogani prej Italisë, Izumi Kuremoto, Toshitake Shinomura, Yuna Kurachi, Yuri Matsuura, nga Japonia, Feliksas Bajoras nga Lituania dhe Pamela Campos nga Meksika.

Emrat e finalistëve do të publikohen më 16 dhjetor të këtij viti,ndërsa fituesit do të shpallen më 26 janar 2019.