449 raste të reja dhe 8 të vdekur dhe 499 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

449 raste të reja dhe 8 të vdekur dhe 499 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Ka shënuar një rënie numri i viktimave dhe infektimeve nga Coronavirusi në Shqipëri, njofton Insajderi.

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur betejën me virusin e rëndë 8 të infektuar, si dhe janë regjistruar 449 raste pozitive.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shëruar 589 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 88,349 që nga fillimi i epidemisë.

Sa i takon situatës në spitale, MSH njofton se “Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 343 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar”./Insajderi.com