Policia austriake madje 45 herë e ka zënë duke vozitur pa patentë shoferi shtetasin 23 vjeç të Bosnjës dhe Hercegovinës, i cili përveç kësaj është i dyshuar se ka kryer edhe disa mashtrime komerciale në qarkun e Vuklabrukut.
Djaloshi i cili prej lindjes jeton në Austri, kështu i ka rrëzuar të gjitha rekordet negative dhe çdo kundërvajtje është dokumentuar dhe sanksionuar me rregull.
Gjobat e papaguara janë rritur në 135.000 euro dhe tri vjet e tre muaj burgim, shkruan portali austriak “Nachrichten”.
Djaloshi në fund është përzënë nga Austria./Insajderi.com.