46 të burgosur në Prizren kanë votuar deri tani

46 të burgosur në Prizren kanë votuar deri tani

46 të burgosur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren kanë votuar për zgjedhjet nacionale, nga ora 09:40 deri në orën 14:00, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut.

Përmes një komunikate për medie, nga ky këshill bëjnë të ditur se tetë të burgosur kanë refuzuar të votojnë, dy të tjerë ndodhen në spital, ndërsa tre janë shtetas të huaj.

“Me dt.14.02.2021 nga ora 09:40 deri në ora 14:00 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren (Qendra 200101) votuan 46 të burgosur, nga 60-të sa aktualisht ishin në këtë institucion. Refuzuan të votojnë 8-të të burgosur, 2 ndodhen në Spital, 3 të tjerë të dënuar janë shtetas të huaj (pa të drejtë vote) dhe një nuk pasur të dhëna në mungesë të letërnjoftimit, nuk i është ditur numri personal”, thuhet në komunikatë.

Sipas KMDLNJ-së, procesi, ka ecur mirë dhe është drejtuar nga komisioni tre anëtarësh i KKZ-së në Prizren./Insajderi.com