46 të vdekur e 433 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

46 të vdekur e 433 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

46 të vdekur janë shënuar brenda 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë së këtij vendi, nga ku është njoftuar se edhe 433 raste të reja kanë rezultuar pozitive me këtë virus.

Siç njofton MSh e Maqedonisë Veriore, gjatë së njëjtës periudhë kohore janë shëruar 641 pacientë ndërkaq, janë realizuar dy mijë e 453 testime.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë realizuar 718.626 testime. Prej tyre, pozitivë kanë rezultuar 152.002 persona.

Nga personat e infektuar, 132.171 e kanë fituar betejën me virusin, ndërkaq jetën e kanë humbur kanë mijë e 818 të tjerë. Numri i rasteve aktive arrin në 15.013. /Insajderi.com