Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të dielën ka raportuar 111 raste pozitiv me COVID-19, që është shifra më e ulët që nga 17 korriku.
Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 12 mije e 448 raste prej të cilave 8.505 janë shëruar dhe 3.476 raste janë ende aktive.
467 vdekje kanë ndodhur shkak i virusit COVID-19, që nga shpërthimi i pandemisë më 13 mars, vetëm të dielën 10 persona humbën jetën pas infektimit me Coronavirus.
Prishtina mbetet komuna me e prekur në nivel nacional, përkundër se në fillim të pandemisë fluksi i pandemisë ishte në Malishevë dhe Viti. /Insajderi.com