468 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar, prej tyre 29 në gjendje të rëndë

468 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar, prej tyre 29 në gjendje të rëndë

468 pacientë me COVID-19 janë të shtirë në klikat COVID.

Kështu ka njoftuar Shërbimi Spitalor dhe Universitar i Kosovës.

Sipas njoftimit. 418 me oksigjeno-terapi dhe 29 prej tyre janë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë 206 pacientë të shtrirë, 170 prej tyre Covid-19 pozitivë dhe 155 po trajtohen me oksigjeno-terapi.

Klinika Infektive ka 113 pacient, Klinika e Pulmologjisë 36 pacientë, Klinika e Pediatrisë 4 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë 11 pacientë dhe Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive) 44 pacientë.

Njoftohet se në spitalet e përgjithshme po trajtohen 369 pacientë, 298 prej tyre Covid-19 pozitivë dhe 263 me oksigjeno-terapi.

Spitali i Prizrenit ka 70 pacientë, Spitali i Gjakovës 91 pacientë, Spitali i Pejës 64 pacientë, Spitali i Gjilanit 81 pacientë, Spitali i Mitrovicës 15 pacientë, Spitali i Vushtrrisë 11 pacientë dhe Spitali i Ferizajt 37 pacientë. /Insajderi.com