47 raste të reja me COVID-19

47 raste të reja me COVID-19

Janë shënuar 47 raste pozitive me COVID-19 për ditën e sotme në Kosovë dhe nëse merret në krahasim me ditët e javës së kaluar atëherë ky është një numër relativisht i ulët, njofton Insajderi.

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 314 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Rastet pozitive janë nga: Komuna e Prishtinës 18 raste, komuna e Vushtrrisë 6 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Gjilanit 3 raste, komuna e Lipjanit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Dragash, Ferizaj, Fushë Kosovë, Gjakovë, Mitrovicë, Pejë, Rahovec dhe Skenderaj.

Gjithashtu, sot janë shëruar 22 pacientë duke çuar totalin në 1069 raste.

Nga data 8 shkurt deri sot, janë testuar 21.831 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 2.216 raste, me gjithsej 37 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese./Insajderi.com