48 orë paraburgim për deputetët e arrestuar të opozitës

48 orë paraburgim për deputetët e arrestuar të opozitës

Sipas njoftimit të opozitës, të 9 deputetëve të arrestuar gjatë ditës së premte, Pal Lekaj, Besa Baftiu, Donika Kadaj-Bujupi, Shqipe Pantina, Fisnik Ismaili, Enver Hoti, Teuta Haxhiu, Mytaher Haskuka dhe Rexhep Selimi, u është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh.

Të gjithë deputetët u arrestuan nga Policia e Kosovës pasi dyshohen për veprat “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve (Gaz lotsjellës) dhe “Pengim i personave zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”.

Ndërkohë, Policia po pret që të arrestojë edhe Albulena Haxhiun në QKUK, ku ajo po trajtohet pas lëndimit që pësoi gjatë përleshjeve me sigurimin e Kuvendit.