480 persona të infektuar, në çfarë faze të koronavirusit ndodhet Kosova – flet ministri Vitia

480 persona të infektuar, në çfarë faze të koronavirusit ndodhet Kosova – flet ministri Vitia

Ministri në detyrë, Arben Vitia ka thënë se ende nuk e di se në cilën të fazë të koronavirusit ndodhet Kosova, përkundër që dihet numri i të prekurve e që tashmë ka shkuar në 480, shkruan Insajderi.

Vitia ka deklaruar se situata tani për tani është e menaxhueshme, derisa ka theksuar hapat që kanë ndërmarr bazuar me rekomandimet e dhëna nga IKShP-ja.

“Deri tani situata është e menaxhueshme, mirëpo këto raste duhet të kemi parasysh që janë raste që janë infektuar më herët dhe prandaj para disa ditësh në bashkëpunim dhe me rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik kemi vendosur që të marrim masa të reja, më rigoroze më strikte në kuptimin e mbajtjes së distancës sociale, në mënyrë që kjo mos të vazhdojë dhe kurba që po rritet të fillojë të bëhet e sheshtë të zbres teposhtë”, ka thënë Vitia në “Interaktiv” të KTV-së, përcjell Insajderi.

“Ne nuk e dimë akoma në cilën fazë jemi, mirëpo nga ajo çka e kemi parë në vendet tjera tanimië është fakt që nëse nuk merren masa parandaluese është e pashmangshme hyrja në fazën e rritjes eksponenciale, Një fazë të cilën nuk ia dëshirojë asnjë shteti, sidomos Kosovës sepse pastaj situata do të ishtë vështirë e menaxhueshme duke marrë parasysh kapacitetet që ka sistemi jonë shëndetësorë aktualisht”, është shprehur minsitri në detyrë.

Numri i të prekurve me COVID-19 në Kosovë ka arritur në 480, teksa janë shëruar 84 persona dhe janë shënuar 12 vdekje, që nga 13 marsi kur edhe u shënua rasti i parë./Insajderi.com