
Departamenti i Krimeve të Rënda i Gjykatës Themelore në Pejë, ka shpallur sot aktgjykim dënues ndaj të dyshuarve për vrasje me sëpatë.
Fatmir Lloçari dhe F.G, akuzoheshin për një vrasje që ka ndodhur me 14 shtator të vitit të kaluar në Pejë.
Të pandehurin Fatmir Lloçari gjykata e ka shpallur fajtor për vrasje me sëpatë dhe e ka dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 13 vjet në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.
Të njëjtit i është shqiptuar edhe dënimi plotësues – konfiskimi i armës dhe është urdhëruar shkatërrimi i saj.
Ndaj të pandehurit është vazhduar paraburgimi deri sa aktgjykimi të merr formën e prerë por jo më gjatë se dënimi me burgim.
Për realizimin e kërkesës pasurore juridike, të dëmtuarit janë udhëzuar në kontest të rregullt civil.
“F.LL detyrohet që gjykatës në emër të shpenzimeve të procedurës penale të ia paguaj shumën prej 100 (njëqind) euro, në emër të paushallit gjyqësor shumën prej 30 (tridhjetë) euro ndërkaq, në emër të kompensimit të viktimave të krimit shumën prej 50 (pesëdhjetë) euro”, thuhet në njoftim
Fatmir Lloçari është shpallur fajtor për shkak se më datë 14.07.2017, rreth orës 15:15 min, në Pejë, me dashje, para shtëpisë së tij ka privuar nga jeta viktimën, tani të ndjerin Idriz Gegën.
Të akuzuarin tjetë F.G-n gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin unik me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite dhe dënim me gjobë në shumë prej 5.000 €.
Dënimi me burgim fare nuk do të ekzekutohet me kusht që i pandehuri në afat prej 1 (një) viti të mos kryej vepër të re penale.
Të njëjtit i është shqiptuar edhe dënimi plotësues – konfiskimi i armës dhe është urdhërua shkatërrimi i saj.
F.G detyrohet që gjykatës në emër të shpenzimeve të procedurës penale të ia paguaj shumën prej 50 (pesëdhjetë) euro, në emër të paushallit gjyqësor shumën prej 30 (tridhjetë) euro ndërkaq, në emër të kompensimit të viktimave të krimit shumën prej 50 (pesëdhjetë) euro.