Dosja e Sh" />

Kryeministri Mustafa i dhuron post Bahri Hysenit të përfolur në përgjime

Prokurori i Shtetit, Bahri Hyseni, ka marrë besimin e kryeministrit Isa Mustafa  për t’u emëruar anëtar i Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit me mandat tre vjeçar.

Kryeministri Mustafa i dhuron post Bahri Hysenit të përfolur në përgjime

Emri i prokurorit Hyseni është lakuar së fundi në medie nga përgjimet e publikuara muajin e kaluar, të publikuara nga Gazeta Insajderi si “Dosja e Shefave” ku ish-shefi i deputetëve të PDK-së, Adem Grabovci, kërkon që Hyseni të shkoj në Bordin e KOSTT-it, me arsyetimin se aty i duhet PDK-së, përderisa Hyseni i përgjigjet Grabovcit se “nuk ka kunkurru”.

Madje Hyseni, sipas këtyre përgjimeve, i cili më herët ka qenë deputet i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, as që e ka idenë çka është KOSTT(Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut), raporton “Zeri.info”.

zeri

Përndryshe, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 10 gushtit 2016, ka emëruar Komisionin për Kompensimin e Viktimave të Krimit, kryetare e së cilit është gjyqtarja Nesrin Lushta.

Ndërsa anëtar të Komisionit janë: Bahri Hyseni(prokuror), Nezir Çoçaj(deputet), Mentor Borovci(Ministria e Drejtësisë), Nazmie Ibishi(Oda e Mjekëve të Kosovës), Xhevat Gashi(Oda e Mjekëve të Kosovës) dhe Behxhet Shala nga KMLDNJ.

Sipas vendimit të Qeverisë, kryetarja e këtij Komisioni ka mandat 4 vjeçar, kurse anëtarët një vjet më pak(3 vjet). /Zeri.info/

[iframe id=”https://www.youtube.com/embed/videoseries?list=PLIKGlbXyvgfjhHy2bWiIKDAwyEz5iE5-u” align=”center” mode=”normal” maxwidth=”680″]