Java e Raoul Peck në Kino Armata

Java e Raoul Peck në Kino Armata

Sonte (10 dhjetor, 20:00h)  në Kino Armata fillon me java e Raoul Peck, regjisorit nga Haiti të filmave dokumentar dhe të luajtur dhe aktivistit politik. Serinë e filmave e fillojmë me “Haititan Corner” (1988), rrëfimit për një emigrant nga Haiti në New York i cili bëhet i obsesionuar me gjetjen e njeriut i cili e ka torturuar në emër të familjes Duvalier.

Filmat nga seria ‘PECK 101’ shfaqen në bashkëpunim me Alliance Française de Pristina, Ambasadën e Francës në Kosovë dhe IF Cinema.

Raoul Peck (i lindur 1953) është regjisor nga Haiti, i filmave dokumentar dhe të luajtur, si dhe aktivist politik. Prej marsit 1996 deri në shtator 1997 ishte Ministër i Kulturës në Haiti. Peck së pari zhvilloi filma eksperimental të shkurtë dhe dokumentarë socio-politik, para se të kaloj në filma të luajtur. Filmi i parë i tij i luajtur L’Homme sur les quais (The Man by the Shore; 1993) ishte filmi i parë i Haiti i cili u shfaqë në kinematë e Shteteve të Bashkuara; ai gjithashtu u selektua për garë në Cannes Film Festival 1993. Peck u bë i njohur ndërkombëtarisht me Lumumba, filmin e tij fiksional nga viti 2000 për Kryeministrin Patrice Lumumba dhe periudhën e pavarësisë së Belgian Congo në qershor 1960. Filmi i tij I Am Not Your Negro (2016), për jetën e James Baldwin dhe marrëdhëniet racore në Shtetet e Bashkuara, është nominuar për Oscar në janar 2017.

Filmat nga seria ‘Peck 101’, me regji të Raoul Peck, do të shfaqen në Kino ARMATA mes 10-13 dhjetor dhe përfshijnë:

E hënë, 10 dhjetor, 20:00h
“Haitian Corner” (1988), 98 min.
Regjisor: Raoul Peck

E martë, 11 dhjetor, 20:00h
“Lumumba: La mort du prophète” (1992), 69 min.
Regjisor: Raoul Peck

E mërkurë, 12 dhjetor, 20:00h
“L’Homme sur les quais” (1993), 106 min.
Regjisor: Raoul Peck

E enjte, 13 dhjetor, 20:00h
“Moloch Tropical” (2009), 106 min.
Regjisor: Raoul Peck

Të gjitha filmat do të shfaqen në gjuhën franceze me titra anglisht dhe hyrja është falas. Kino ARMATA përkrahet nga Komuna e Prishtinës dhe gjindet në Rr. Brigada e Kosovës, prapa amfiteatrit të Sheshit Zahir Pajaziti.