5 anëtarët e një familje në Malishevë nuk e dinë se prej nga e morën koronavirusin

5 anëtarët e një familje në Malishevë nuk e dinë se prej nga e morën koronavirusin

Pesë anëtarë të një familje në Banjë të Malishevës janë konfirmuar pozitiv me COVI-19, por ata nuk po e dinë se prej nga u infektuan, shkruan Insajderi.

Dy prej tyre janë konfirmuar të premten, teksa sot edhe 3 të tjerë.

Se bëhet fjalë për familjen e njëjtë e ka konfirmuar edhe gazetari i cili merret me çështjet e shëndetit në vend, Bujar Vitija.

Sipas, gazetarit edhe Kryetari i komunës Ragip Begaj ka treguar se kjo familje nuk e dinë nga kush janë infektuar, përveç dyshimeve se mund t’i ketë infektuar dikush në marketin e tyre.

Para pak çastesh nga IKShpK-ja janë konfirmuar edhe 5 raste me koronavirus duke e quan numrin në total në 145.

Vetëm në Malishevë janë 44 të konfirmuar me COVID-19./Insajderi.com

5 raste të reja me koronavirus – shkon në 145 bilanci i përgjithshëm