5 bibloteka por pak lexues – qytetarët e komunës që “nuk e pëlqejnë leximin”

5 bibloteka por pak lexues – qytetarët e komunës që “nuk e pëlqejnë leximin”

Kastrioti është komuna me më së paku lexues të librave nëpër biblioteka, tregojnë statistikat e publikuara ditë më parë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Statistikat e publikuara nga ASK, nën një raport të titulluar: “Statistikat e Kulturës”, tregon për aktivitetet kulturore në Kosovë – në mes tjerash edhe për bibliotekat dhe lexueshmërinë e librave në vend.

Sipas këtij raporti të ASK-së, Komuna e Kastriotit ka pesë biblioteka në territorin e saj – më shumë se disa komuna tjera në Kosovë -, por kjo komunë ka numrin më të vogël të lexuesve të librave.

Numri i lexuesve në Kastriot është 101, raporton Insajderi.

Komuna që ka më së shumti biblioteka (13) dhe lexues (235.921) – ashtu siç pritej – ka dalë të jetë kryeqyteti, Prishtina.

Ky publikim i ASK-së përmban të dhëna statistikore për vitin 2016, lidhur me aktivitetet kulturore të teatrove, shtëpive të kulturës, galerive, kinemave, muzeve, bibliotekave, baletit, filarmonisë- operas, ansamblit , qendrës kulturore të fëmijëve si dhe përmban të dhëna për numrin e të punësuarve nëpër këto institucione. Për grumbullimin e të dhënave është shfrytëzuar pyetësori i kulturës. /Insajderi.com