5 persona sulmojnë seksualisht dy femra në Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar pasi që i njëjti së bashku me katër të tjerë kanë sulmuar seksualisht dy femra me kombësi rome në Pejë.

Sipas policisë, viktimat si pasojë e sulmit kanë pranuar ndihmë mjekësore.

Me vendim të prokurorit njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa katër të tjerë të dyshuar janë në arrati, njofton policia.

Rasti ka ndodhur të dielën në mbrëmje.