5 shprehi që do të ndikojnë dëmshëm në edukimin e fëmijës tuaj

5 shprehi që do të ndikojnë dëmshëm në edukimin e fëmijës tuaj

Të jesh prind është detyra më e vështirë në botë. Kërkon shumë energji, durim dhe dashuri për të rritur një fëmijë. Nganjëherë njerëzit edhepse duan më të mirën e mundshme për fëmijët përfundojnë duke ndikuar negativisht në zhvillimin e tyre. Nga një artikull i shkruar nga Ana Georgieve, po ndalemi te 5 shprehi të prindërve që mund të konsiderohen normale, por në fakt janë vërtetë të dëmshme për fëmijën tuaj.

1.Turpërimi

Poshtërimi dhe turpërimi i fëmijëve të vegjël dikur konsiderohej mënyrë për të t’i mësuar ata. Tani dihet që kjo teknikë është jo vetëm inefektive por lë shenja të thella në psikën e tyre. Turpërimi jo vetëm që ul vetëbesimin, por ndërlidhet edhe me depresionin dhe ankthin.

Sipas Dr. Brene Brown, “Turpi është ndjenjë intesivisht e dhimbshme dhe përvoja e të besuarit që jemi me defekte dhe të padenjë për tu dashur prej dikujt.”

2.Dënimet dhe shpërblimet

Prindërit dënojnë fëmijët prej fillimit të civilizimit njerëzor. Të gjitha fetë e përkrahen dhe është e arsyeshme pothuajse në të gjitha llojet e shoqërive. Vetëm së voni është vënë në pyetje nëse efekti i dënimit është i dëmshëm për fëmijët.

Këshillat për fëmijët vijnë në dy lloje: si kërcnime apo si shpërblime. Ose fëmijët duhet të vuajnë për të ju dhënë një mësim, ose i shprëblejmë me të mira pas diçkaje të mirë që ata bëjnë.

Dënimet dhe shpërblimet janë dy anë të së njejtës medalje dhe fatkeqësisht të dyjat sjellin vetëm bindje të përkohshme

3.Ti shtysh të jenë shumë ambicioz

Jetojmë në një kulturë të çmendur pas arritjeve. Jemi aq të obesionuar pas parave dhe suksesit, sa shpesh ambiciet tona ua bartim fëmijëve dhe ushtrojmë presion në ta për të qenë edhe ata njejtë si ne. Shumë pak prindër gjejnë kurajon që të përkrahin më shumë lumturinë e fëmijëve se sa suksesin e tyre.

Presioni për sukses ndikon shumë ne mirëqenien mentale të fëmijës. Ata fillojnë të masin vlerat e tyre në bazë të suksesit apo notimve në shkollë apo paratë që fitojnë.

4.Ndjenjat e shtypura

Natyrisht që prindërit duan që fëmijët e tyre të jenë të lumtur, por lumturia nuk është emocion i përhershëm. Duhet lejuar që fëmijët të shprehin edhe ndjenjat negative si shqetësimi, vuajtja, trishtimi, mllefi. Ata mund të krijojnë një lloj fasade për të ju kënaqur dhe do të humbasin kontakt me veten e tyre të vërtetë.

5.Bartja e përgjegjësisë te fëmijët

Me vetëdije apo jo, fëmijet ndihen përgjgjës për shumë gjëra. Kjo mund të përfshijë disponimin e prindërve, konfliktin mes dy prindërve, apo edhe mirëqenien e vëllezërve dhe motrave.

Kjo i shtyn ata të rriten para kohe. Kjo bën që ata të shpenzojnë emocionet e tyre dhe u zhvat mundësinë për përvoja të rëndësishme fëmijërore. Disa prej tyre mund të bëhen prind më pa të ndjeshëm, thotë studimi i publikuar në iheartintelligence.com