5 shtetet që refuzuan më së shumti viza për kosovarët në vitin 2016

5 shtetet që refuzuan më së shumti viza për kosovarët në vitin 2016

Mbi 15 mijë kosovarë morën përgjigje negative për viza të zonës Schengen gjatë vitit 2016.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara në SchengenVisaInfo.com dhe të marra nga Bashkimi Europian, në lidhje me numrin e vizave Schengen të lëshuara nëpër konsullatat e shteteve anëtare për aplikuesit nga Kosova, gjatë vitit 2016, shifrat e përgjigjeve negative janë mjaft të larta.

Nga 77,796 qytetarë të Republikës së Kosovës që aplikuan për vizë Schengen gjatë vitit 2016, sipas këtyre të dhënave, 19.7% apo 15,315 aplikuesve u është refuzuar viza për të hyrë në zonën Schengen.

Sllovenia, Gjermania dhe Zvicra janë shtetet me përqindjen më të lartë të refuzimeve.

27.7% e aplikuesve apo gjithsej 1,022 përgjigje negative u është dhënë shtetasve Kosovar nga Sllovenia, raporton Insajderi.

Gjermania është e dyta me 25.4% apo gjithsej 6,760 përgjigje negative. Zvicra është e treta me 19.8% apo gjithsej 5,097 përgjigje negative.